“Shkova për t’u rrëfyer…”/ Tronditëse në Greqi, prifti përdhunon të miturën ën kishë: Më shih si babain tënd

0
Gjigandi

Një ngjarje tronditëse është zbardhur në kryeqytetin grek ku një e mitur është përdhunuar nga prifti. Mediat greke kanë nxjerrë detaje nga ngjarja dhe janë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur.

Vajza është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.

“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke. “Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.

RonaTyra

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu