11 vite nga protesta e përgjakshme e ’21 janarit’ 2011/ Kryeministri Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron…

0
Gjigandi

Si sot 11 vite më parë, në 21 Janar 2011, mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para Kryeministrisë dhe qeverisë ‘Berisha’.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi.

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar viktimat përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se është i bindur që drejtësia vonon po nuk harron.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES

RonaTyra

dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi

Mund të jetë një fotografi nga afër e trëndafil

Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë. Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara. Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike. Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.  Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj. Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu