Pas dy muajsh stërvitje në kushte “karantine”, këtë mëngjes futbollistët e Shkëndijes së Tetovës janë rikthyer në stërvitje grupore.
Sigurisht, stërvitja e parë shkoi nën masa rigoroze duke pasur parasysh pandeminë Covid-19.
Trajneri Ernest Gjoka nuk ishte i pranishëm në seancën e parë stërvitore për arsye se është ende në Shqipëri.
Kështu, ndihmësi i tij, Metin Dalipi e udhëhoqi skuadrën tetovare në stërvitjen e sotme.
Në stërvitjen e sotme të Shkëndijes munguan dy futbollistët nga Kosova, Ardin Dallku dhe Leart Sadriu.