Klubi nga Tetova është pranë firmës me një lojtar nga i njëjti qytet. Florian Kadriu është pranë kalimit në klubin kuqezi, pas interesit konkret që, drejtuesit kanë treguar kundrejt tij.
Kontrata e sulmuesit me klubin aktual ka përfunduar më 30 qershor dhe Shkëndija mund ta marrë me parametra zero, pa patur nevojë të shpenzojë për të.
Shkëlqim Muça e afroi talentin në vitin 2015, por koha e shkurtër e qëndrimit të teknukut në klub dhe vështirësitë për tu ambientuar e mbajtën talentin vetëm 6 muaj si bardheblu, ku zbriti pesë herë në fushë si zëvendësues.
Pas Tiranës, pasoi aventura te Teuta, ku në pjesën e mbetur të sezonit luajti në dhjetë ndeshje, tre si titullar. Hapësirat e pakta në Superiore e kthyen talentin në Maqedoni, ku u aktivizua me Shkupin, Rabotniçkin dhe Renovën. Në sezonin e fundit, në 21 ndehsje shënoi 3 gola dhe 6 asiste. (Vipsport).