Shkëmbehen edhe puthje në Superligën e Kosovës!

0
Gjigandi

Në gjithë botën është rikthyer futbolli, pas pauzës më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këto ditë, futbolli nuk është si ai i dikurshmi.

Renditja në Superligë pas gabimit të Ballkanit dhe fitoreve të Prishtinës e Dritës

Përveç se nuk janë duke u lejuar tifozët nëpër stadiume, futbollistët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe t’i mënjanojnë përqafimet apo festimet në mënyrë normale, me një fjalë t’i lënë anash emocionet pasi virusi ende ekziston mes nesh.

Derisa kemi parë festime pak më ndryshe në Bundesliga, dhe mbrëmë në Serie A dhe La Liga, në IPKO Superligë po ndodh e kundërta.

RonaTyra

Të paktën kështu u pa në sfidën e fundit, mes Trepçës ’89 dhe Dritës.

Pasi shënoi gol për 2-0 sulmuesi Kastriot Rexha, e festoi në mënyrë shumë normale atë gol me shokët e tij, madje duke shkëmbyer edhe puthje – ai u kaplua nga emocionet e golit duke harruar për pak çaste rregullat që të evitohen sa më shumë këto festime për shkak të COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu