Një 16-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Kuçovë, pasi shkaktoi aksident me vdekje mbrëmjen e djeshme.
Policia bën me dije se u arrestua E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, pasi një motomjet tip “Honda”, pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.