Babai i Alvin Berishes: Djali 11-vjecar humb gjurmet nga kampi ne Siri – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Historia e 11-vjeçarit Alvin Berisha preku zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm. Babai i vogëlushit, që mbahet i izoluar në kampet e ISIS në Siri deklaron se ka humbur gjurmët e të birit. Afrim Berisha, i kontaktuar nga Abc News, në gjendje të rënduar emocionale rrëfeu se mbrëmjen e së premtes ka mësuar se i biri nuk gjendet me në kampin e “Al Holit”. Ai tha se ka kontaktin e fundit më të birin e ka patur ditën që është ndarë prej tij, pasi nuk e ka nxjerrë dot nga kampi, me 25 shtator. Që prej asaj dite ai nuk ka patur me kontakte telefonike me të birin. Por, drama e familjes Berisha merr përmasa më të mëdha mbrëmjen e sotme, kur babai nga një kontakt i tij në Siri, mësoi se i biri nuk gjendej me në kamp, pa arritur t’i tregojnë se ku mund të jetë. I trembur për sigurinë e të birit, Afrim Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Pas publikimit të dramës së tij familjare nga emisioni investigativ “Le Iene” në Itali Berisha rrëfeu se i ishte premtuar ndihmë nga shteti italian për ta tërhequr të birin së bashku me anëtarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre. Por, situata duket se ka precipituar orët e fundit, pasi tashmë Alvini nuk po gjendet në kamp. Babai i tij sqaroi se i biri ishte i vetëm në kamp dhe se ai mbahej në sektorin e fëmijëve jetim. Ndërsa misteri ka mbuluar fatin e 11-vjeçarit të grabitur dhe dërguar në Siri nga nëna e tij, ankthi për jetën e vogëlushit ka pushtuar familjen Berisha dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu