Shiu refuzon të largohet, meteorologia tregon dy ditët e vetme të kësaj jave që mund të bëni plane

0
Shiu refuzon të largohet, meteorologia tregon dy ditët e vetme të kësaj jave që mund të bëni plane
Gjigandi

Mesdita e sotme sjell edhe shtimin e vranësirave në territorin shqiptar. Rrjedhimisht presim prezencë të reshjeve të paskta të shiut në të gjithë vendin. Do të jenë reshje të pakta. Nuk mungojnë zonat ku do të ketë edhe rebeshe afatshkurtra gjatë orëve të para të pasdites, por mbetet vetëm kaq pasi në mbrëmje sërish presim përmirësim të situatës së reshjeve.

Temperaturat mëngjesin e sotëm kanë shënuar një rënie të lehtë duke zbritur në 5 gradë minimumi në zonat e thella malore dhe maksimumi 23 gradë në disa prej qyteteve perëndimore.

Përmirësimi i situatës që fillon mbrëmjene sotme do të ndiqet edhe nga dita e nesërme. Prezenca e reshjeve dhe vranësirave nuk do të mungojnë, por shumë më të pakta se reshjet e sotme.

Një stabilizim i dukshëm i kushteve të motit pritet gjatë të enjtes dhe të premtes, por për tu rikthyer sërish paqëndrushmëria e motit të shtunën dhe të dielën.

Kjo paqëndrueshmëri nuk vlen për temperaturat. Që nga dita e nesërme dhe në vijim do të kenë një rritje nga orët e mëngjesit dhe në vijim. Presim që të premten të kemi nga 8-28 gradë celcius, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

RonaTyra

Edhe fundjava që do të jetë me vranësira dhe reshje, temperaturat do jenë njësoj të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu