Shahini: Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka dedikuar një status të veçantë në rrjetet sociale, përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.

“Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes @Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, shprehet Shahini, ndërsa nënvizon se ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore.

Në lidhje me këtë, ajo thekson “se besojmë fuqishëm që fëmijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini nënvizon faktin se “komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij”. Njëkohësisht, nuk lë pa përgëzuar edhe Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn për angazhimin e tij dhe kontributin për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu