Shiriti i kapitenit – një dhuratë për Hysajn

0
Gjigandi

Elseid Hysaj luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndërmjet Bolognas dhe Napolit të mbyllur me rezultatin 1-1. Shkodrani zëvendësonte shokun e tij të ekipit Mario Rui sepse trajneri Gennaro Gattuso bëri rotacion.

Interesant ishte fakti që Hysaj mbante në krah shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi ynë  bëri një paraqitje të mirë dhe në mungesë të Insignes dhe Callejon që u futën në pjesë të dytë dhe Koulibaly që ishte i pezulluar ishte dhe udhëheqësi i skuadrës.

Shiriti ishte dhe një dhuratë për Hysajn, pasi në ndeshjen e luajtur mbrëmë kapi shifrën e 300 sfidave të luajtura në futbollin profesionit. Një shifër shumë impresionuese, ndërsa e ardhmja mbetet me dritëhije për futbollistin tonë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu