Shi e borë, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

0
Shi e borë, parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Gjigandi

Prishtina Weather ka treguar se si do të jenë temperaturat në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Të shtunën pritet që të ketë reshje shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Ndërkaq të shtunën, do të jetë ftohët me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat në vise të ulëta do të lëvizin në mes të 0 deri në 7 gradë celsius, teksa në ato malore -7 deri në -2 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

RonaTyra

3.03.2022 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Vransirat në shtim ditën e premte, më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu, e krejt në vise malore në jug dhe perëndim të vendit edhe reshje të dobëta bore.  Në fundjavë më ftohtë, kryesisht vranët dhe me të reshura shiu e bore, derisa gjatë mbrëmjes shndërrohen në borë.

4.03.2022 – Paradite intervale me diell.  Gjatë ditës shtim i vransirave, e në mbrëmje nga Dukagjini mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore reshje të dobëta bore.  Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga -2C deri 8C, e në vise malore nga -8C deri 0C.  Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.  Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta.

5.03.2022 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.  Në vise malore vetëm reshje bore.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 0C deri 7C, e në vise malore -7C deri -2C.  Era do të mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s.  Indeksi i cilësisë do të kalojë edhe në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes me praninë e qetësive, ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu