Sherr në Durrës/ I riu godet me thikë bashkëmoshatarin, u konfliktuan për xhamin e makinës

0
Gjigandi

Një sherr ka ndodhur në Durrës, pasi dy të rinj kanë goditur me thikë njeri-tjetrin.

Mësohet se shtetasit me iniciale A.P., 23-vjeç dhe A. D., të dy bashkëmoshatarë, kanë goditur me grushte njeri-tjetrin, ku më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Fatmirësisht i riu ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu