I kënaqur me ecurinë e Kukësit me rikthimin e futbollit pas pandemisë, trajneri i verilindorëve Orges Shehi në faqen e klubit foli për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, ndërkohë që preku edhe gjëndjen fizike të skuadrës, ndikimin e temperaturave të larta dhe rivalët.
Sa besim ju japin 4 fitore radhazi?
“Jemi në një situatë të mirë dhe jemi koshient që të vazhdojmë në këtë rrugë sepse është e vetmja mundësi që na jepet për të qenë pranë objektivave”.
Gjendja fizike e skuadrës- “Që në fillim e dinim se ishte një situatë e vështirë dhe do të kishim ngjeshje të ndeshjeve, por jemi të kënaqur me gjendjen që ka skuadra, përveç dëmtimit të Obanor që erdhi në ndeshjen me Apoloninë”.
Temperaturat e larta- Sigurisht, nuk është njësoj si të luash në vapë dhe si të luash në kohë më të freskët. Shpresoj, do të mundohemi që ndeshjet që kemi në shtëpi me anë të prozhektorëve t’i zhvillojmë natën. Megjithatë, kjo mbetet për t’u diskutuar”.
Prisni ndonjë surprizë nga Vllaznia? “Unë jam i mendimit që çdo skuadër ka objektivat e veta. Ne kemi objektivat tona dhe duhet të fitojmë ndeshjet tona. Kishim 10 finale , kanë mbetur shtatë. Kështu jemi të fokusuar vetëm te finalet tona”, u shpreh Shehi.