Shefi i sigurimit shpjegon arsyen e përjashtimit të Haaland nga klubi i natës

0
Gjigandi

Shefi i sigurisë së një klubi nate në Norvegji, nga ku Erling Haaland ishte nxjerrë jashtë gjatë fundjavës që lamë pas, ka shpjeguar se çfarë ndodhi me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Në rrjetet sociale është bërë hit një video, në të cilën shihet futbollisti duke u përjashtuar nga stafi i sigurimit në klubin që ndodhet në Stavanger.

Mirëpo, duket të ketë pasur një lloj keqkuptimi lidhur me situatën. Menaxheri i PSS Securitas, Christopher Naesheim, e ka treguar për Bild versionin e tij të ngjarjes.

“Erling nuk ishte i dehur. Ai ishte bashkëpunues dhe u tregua shumë i kuptueshëm me gjithë situatën pas një bisede të zhvilluar jashtë”.

“Për shkak të rregullave aktuale të COVID-19, personeli i sigurimit ishte i vetëdijshëm për turmën rreth Erling Braut Haaland. Ata e dinin se fansat do të mblidheshin rreth tij, duke kërkuar fotografi dhe duke dashur të bisedonin me të”.

RonaTyra

“Në fund, presioni u bë aq i madh, saqë u desh t’i kërkonim që të largohej”, ka shpjeguar shefi i sigurimit.

Edhe pse në video shfaqet Haaland duke protestuar ndaj veprimit të sigurimit, megjithatë duket të mos ketë pasur zhvillime të mëtutjeshme atë mbrëmje lidhur me lojtarin norvegjez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu