SHBA, afro 127 mijë të vdekur nga COVID-19

0
Gjigandi

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 126.823, prej të cilëve 2.515 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 41.986, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.505.909.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 1 milion e 52 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në 30,75 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 414.274 raste të konfirmuara dhe 31.373 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.233.147 raste, Rusia me 620.794 dhe India me 491.992 raste.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu