Një verë e mundimshme për shkak të kohës së pandemisë, por as kjo nuk i ndali sportistët në shumë disiplina që të vazhdojnë garat dhe të arrijnë suksese. Klubi i futbollit Vizioni U-17 nga Ferizaj është kampion i ri për rajonin e Ferizajt, një sukses i madh i tyre.
Kjo u arrit falë së madhe të trajnerit Vigan Shaqiri, që bëri një punë të jashtëzakonshme me djelmoshat.
“Bota sot”: Cili është çelësi i suksesit të ekipit Vizioni U-17?
Vigan Shaqiri: Çelësi i suksesit sigurisht që puna, disiplina dhe me këtë grup jemi bashkë që nga kategoria fatos, pionier, tash më kadet.
“Bota sot”: A e keni pritur?
Vigan Shaqiri: Realisht e kam pritur pasi që kemi qenë favorit që nga loja e parë dhe kemi fituar kampionatin me pikë maksimale, pavarësisht kampionatit që u pezullua shkaku i corona virusit, kemi qenë favorit dhe më së e merituar.
“Bota sot”: Çfarë e veçojë edicionin?
Vigan Shaqiri: Edicionin e veçoj si një nder edicionet më të mira në këto vite të fundit.
“Bota sot”: A ishte kampionati me neveritës?
Vigan Shaqiri: I neveritshëm? Çfarë të them, jo edhe aq sa pritej, duke marr parasysh, pasi këta njomak janë në fazën adoleshente por mbi të gjitha ka qenë i mirë, i qetë.
“Bota sot”: A mund t’i veçoni disa nga emrat që pritet shumë?
Vigan Shaqiri: Realisht nuk mund të veçoj veç e veç, pasi që me një grup të shëndosh dhe me ne si staf, suksesi ka qenë i përbashkët, vlen të ceket emrat kyq si Eron Ibishi, Ernis Topalli dhe Ledion Çollaku, që shumë shpejt do t’i shohim në Kombëtaren e Kosovës, dhe në arenën ndërkombëtare pasi janë perspektiv dhe të talentuar, sidomos për Eron Ibishin dhe Ernis Topallin janë të interesuar menaxher të njohur.