Ferati rrëfen emocionet e supergolit: U gëzova për golin

0
Gjigandi

Partizani i Tiranës ka humbr derbin ndaj Skënnderbeut me rezultat 1-2, në javën e 27-të të kategorisë Superiore të Shqipërisë.
Golin për të kuqtë e shënoi mesfushori i talentuar shkupjan, Besnik Ferati në minutën e 85-të, në fakt ishte një supergol me këmbën e majtë nga brenda zonës së rreptësisë.
Megjithatë, ky gol i tij nuk mjaftoi që Partizani ti shmanget humbjes përballë Skënderbeut.

Ferati për gazetarin Reshat Ibrahimi ka rrëfyer emocionet e golit të tij të parë si futbollist profesionist.

“Si të ndjehesh? Shumë i emocionuar, goli i parë si profesionist. Në lojë u futa me motiv të madh nga trajneri, i cili më tha se duhet ta ndryshojë lojën. Nga këto fjalë unë u motivova shumë dhe hyra në lojë edhe për të shënuar. U gëzova aq shumë, por nuk arrita ta ndjejë si duhet sepse humbëm”, deklaroi Ferati për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Ai ka shpalosur ambiciet e tij për të ardhmen.
“Pres që këto ndeshje të jap maksimumin, të bëj diferencën, të ndihmoj ekipin. Deri në fund jam i fokusuar te Partizani, ndërkohë që kam disa oferta nga Kroacia, megjithatë do të shohim se cka do të vendos klubi, pasi kam edhe dy vite kontratë”, tregohet i sinqertë talenti i madh Besnik Ferati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu