Setien: Fajtor, jo vetëm trajneri

0
Gjigandi

Quique Setién nuk ndjen se po i vjen fundi kohës së tij te Barça. Trajneri Blaugrana ishte i sigurt në konferencën për shtyp, para ndeshjes së nesërme në “Camp Nou”: 

“Sigurisht që e shoh veten duke stërvitur Barcelonën sezonin e ardhshëm. Është e vërtetë se mund ta humbasim titullin, por realiteti është se, ndonjëherë, pretendimet nuk përputhen me realitetin.

Personalisht mendoj se është një punë e bërë, që duhet të vlerësohet”. Në këtë sens, ai shtoi se “nuk është vetëm rezultati, por perceptimi nëse puna ka qenë e mirë apo jo. Është ajo që unë e kuptoj dhe do të doja të vlerësohej, nëse puna është e mirë”. Trajneri i Barcelonës përfundoi duke komentuar se “më shumë gjëra mund të arriheshin, madje, por natyrisht mendoj për vazhdimësinë e vitit të ardhshëm”. 

Në mungesë të Ligës së Kampionëve, Quique Setién mohoi që i gjithë faji për atë që ka ndodhur në La Liga është i tij: “Unë jam një pjesë e rëndësishme, marr pjesën time të përgjegjësisë, padyshim, por jo për gjithçka mund të bëhem fajtor. Në futboll kryqëzohet gjithmonë trajneri, ndaj edhe unë nuk mund të përjashtohem nga ky fakt. Nuk e ndiej se kam bërë gjëra të gabuara, edhe pse kemi barazuar tri ndeshje pas rikthimit nga pandemia. Natyrisht, me këtë gjë i kemi dhënë kredi Real Madridit, i cili ka fituar gjithçka, ndaj situata u bë mjaft e vështirë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu