Drita – Gjilani, kryendeshja e kampionatit, që do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në stadiumin e Qytetit në Gjilan, pa praninë e shikuesve.
Është hera e parë që në vitet e pasluftës luhet kryendeshja më e madhe në vendin tonë pa shikues, për shkak të rrethanave të njohura, rrezikut nga Covid 19.
Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është ndeshje e paparashikueshme.
“Derbi i rëndësishëm si gjithmonë për secilin ekip, por i mangët pa tifoz.
Do të jetë ndeshje me angazhim të madh kur dihet rëndësia e ndeshjes. Presim lojë të hapur për fitore nga të dy ekipet.
Cilësi kanë të dyja dhe jo rastësisht janë në pozitat aktuale.
Duhet të kujtojmë që pas sezonit 2000/2001, asnjëherë të dyja bashkë sikur tani këtë sezon nuk luftojnë për titull. Prandaj është ndeshje e veçantë. Ndeshje e vështirë dhe e parashikueshme”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 65 pikë, ka tre pikë më shumë se Ballkani dhe katër se Gjilani.