Seriozisht e ka ky? Pochettino flet me siguri absolute: Mbappé dhe unë qëndrojmë 100%

0
Seriozisht e ka ky? Pochettino flet me siguri absolute: Mbappé dhe unë qëndrojmë 100%
Gjigandi

“Nga sot, Mbappé dhe unë do të qëndrojmë në Paris 100%”. Këtë e ka siguruar trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, i cili në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Racing Strasburgut, nuk tregoi asnjë dyshim për të ardhmen e tij dhe të yllit të shumëkërkuar nga Real Madridi.

“Këto janë ndjenjat e mia. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, ndaj do t’ju tregoj se çfarë ndjej. Tani që kemi fituar kampionatin, i gjithë ekipi do ta ndihmojë Kylian të bëhet golashënuesi më i mirë i PSG-së”, – shtoi trajneri argjentinas.

OFERTA E FUNDIT – Nëpërmjet “Le Parisien” dalin informacione të tjera mbi propozimin më të fundit të bujshëm të rinovimit, të bërë nga PSG për Kylian Mbappé, pas takimit mes nënës së tij, presidentit Al Khelaifi dhe Emirit të Katarit në Doha.

Klubi parizien synon të lidhë një kontratë 2+1 vjeçare me yllin e futbollit francez, kampion bote më 2018, me një pagë 50 milionë euro fikse. Përveç kësaj, 23-vjeçari do të përfitonte edhe një “bonus besnikërie” prej 100 milionë eurosh, që do t’i jepej gjatë kohëzgjatjes së kontratës së re. Nëse ai i thotë “jo” Real Madridit dhe qëndron te PSG për 3 vite të tjera, atëherë Mbappe mund të arkëtojë 250 milionë euro të tjera në kryeqytetin francez.

Po sipas gazetës franceze në fjalë del në pah një tjetër detaj, që mund të ndryshojë ekuilibrin: lojtari ka pranuar dëshirën për ta udhëhequr PSG-në drejt fitores në Ligën e parë të Kampionëve në histori. Sidoqoftë, për ta bërë këtë do të donte garanci absolute nga klubi.

RonaTyra

Kjo nënkupton që në verë të vihen në vendin e duhur gjërat e duhura, si në ekip, ashtu edhe në sektorin drejtues. Më tej duhet kujtuar se, sipas “RMC Sport”, javën e ardhshme ka edhe një takim mes nënës së lojtarit dhe Real Madridit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu