Ende nuk është vendos një datë, por presidenti i Torinos, Urbano Cairo, beson se sezoni i Serisë A do të rifillojë ‘më 13 ose 20 qershor’.
Qeveria, Lega Serie A dhe FIGC më në fund ranë dakord për protokollin mjekësor për trajnimin në grup, kështu që tani më 28 maj duhet të përcaktohet data e rinisjes së sezonit.
“Më duket se data është vendosur, është ose 13 ose 20 qershor, dhe protokolli është gati gjithashtu”, tha Cairo për Radio Rai 1.
Sido që të jetë, ai është i shqetësuar se si do të ndikojë gjithçka që po ndodh në sezonin 2020/21.
“Lojtarëve u duhen të paktën dy deri në tre javë pushime dhe pastaj një muaj tjetër trajnim para-sezonal për të qenë gati. Kjo do të thotë nëse fushata aktuale përfundon më 20 gusht, sezoni ardhshëm nuk mund të fillojë deri më 20 tetor, derisa kemi Evropianin në verën e ardhshme. Më duket e komplikuar.