Serie A ka shqiptuar dënimin për nëntë lojtarë.
Anësori i Juventus, Federico Bernardeschi dhe sulmuesi i Sassuolo, Domenico Berardi janë në mesin e nëntë lojtarëve që janë dënuar me nga një ndeshje.
Berardi dhe Bernardeschi të dy u ndëshkuan me karton gjatë barazimit 3:3 mes Juventus dhe Sassuolo dje.
Komisioni disciplinor ka konfirmuar këtë pasdite se ata do të suspendohet për raundin e ardhshëm.
Në mesin e lojtarëve të tjerë janë edhe Mehdi Bourabia dhe Francesco Magnanelli, Matteo Darmian, Alberto Grassi, Giovanni Di Lorenzo, Artur Ionita dhe Stefano Okaka.
Në mesin e të dënuarve është edhe Miguel veloso, i cili është gjobitur me 1500 euro për kartonin e verdhë kundër Romës.