Selinoja e mrekullueshme, erëz dhe ushqim i cili ndikon edhe si afrodiziak!

0
Gjigandi

Me gjithë cilësitë nutritive dhe shëndetësore, selinoja në kuzhinat tona është goxha e lënë pas dore

Rrënja shpesh përfundon në supë, pastaj edhe fletët dhe që të gjitha bashkë përfundojnë në shportë.

Selinoja konsiderohet si pastrues i organizmit – ka veprim diuretik, ndihmon me rastin e kollitjes.

Është e shkëlqyeshme si mjet kundër fryrjes dhe problemeve të metabolizmit. Veç tjerash, përmban vitaminat K, C, vitaminat e grupit B, kalium, thartirë folike dhe fibra.

Duke marrë parasysh që përmban shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme për trupin e njeriut, lëngu nga selinoja nuk është vetëm i shijshëm, por është një super-ushqim për njerëzit që zgjedhin të hanë shëndetshëm.

RonaTyra

Selino është një nga perimet më të mira në preventivë kundër kancerit, sidomos për kancerin e stomakut.

Në studimet e fundit farmakologjike, selino tregon se antioksidantët dhe aktiviteteti anti-inflamator ndihmon në përmirësimin e presionit te gjakut dhe nivelet e kolesterolit, si dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Selino zvogëlon nivelet e acidit urik dhe stimulon prodhimin e urinës. Studimet kanë treguar se zvogëlon përhapjen e baktereve dhe pastron organizmin nga toksina. Kjo nxitë imunitetin dhe parandalon infeksionet bakteriale.

Është gjetur gjithashtu se vaji i selinos vepron fuqishëm kundër Escherichia coli dhe mesatarisht kundër Pseudomonas aeruginosa dhe Staphylococcus aureus.

Selino është një nga ushqimet e pakta që mund ta konsumoni pothuajse pa kufizime. Në 100 gramë selino ka vetëm 14 kalori dhe për shkak të strukturës së saj të lëmuar ajo e lehtëson dhe përshpejton tretjen.

Mirëpo, ajo që mund të intrigojë më së shumti, janë cilësitë afrodiziake.

Në popull ekzistojnë madje edhe thënie të shumta: “Sikur të dinte gruaja se çfarë rëndësie ka selinoja për bashkëshortin, do të shkonte ta kërkonte nëpër gjithë botën” ose “Sikur të dinte mashkulli për ndikimin e selinos, do ta mbillte tërë kopshtin ne të”.

Ndikimi afrodiziak i selinos përdoret te të gjitha problemet gjenitale të meshkujve, aq më parë nëse janë shkaktuar nga frika ndaj marrëdhënieve seksuale. Prandaj, rekomandohet të përdoret selinoja në sallata, supa, gjellë, lëngje dhe çaje.

Ndryshe nga lëngjet e tjera të frutave dhe perimeve, lëngu nga selino ka shumë pak sheqer dhe kalori. Një gotë nga ky lëng përmban më pak kalori dhe sheqer se sa një karotë e madhësisë së mesme.

Mirëpo çfarë duhet patur kujdes gjatë blerjes së selinos? Duhet të kemi kujdes që të mos i marrim selinot e ngrira pasi atëherë humbasin shijen dhe vlerat ushqyese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu