​Albin Kurti reagon ndaj lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë

0
Gjigandi

Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë.Kjo me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara.

E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme.
“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Twitter.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu