Së shpejti një dokumentar i ri në Netflix për jetën dhe karrierën e Pamela Anderson

0
Së shpejti një dokumentar i ri në Netflix për jetën dhe karrierën e Pamela Anderson
Gjigandi

Një dokumentar i ri i fokusuar në jetën e Pamela Anderson dhe i realizuar me pjesëmarrjen e ish-yllit të “Baywatch” po vjen në Netflix.

“Pamela Anderson është gati të tregojë historinë e saj në një dokumentar të ri”, thuhet në njoftim duke shtuar se do të ‘vendosë’ rekord në filmin për jetën dhe karrierën e saj.

Në një shënim nga Anderson që shoqëroi njoftimin e Netflix, biondja shkroi: “”Jeta ime/ Një mijë papërsosmëri/ Një milion keqkuptime/ të liga, të egra dhe të humbura /Asgjë për të jetuar/ Unë mund vetëm të të befasoj/ Jo një viktimë, por një e mbijetuar/ & E gjallë për të treguar historinë e vërtetë”.

Jessica Hargrave, Julia Nottingham, White dhe djali i Anderson, Brandon Thomas Lee janë duke qëndruar prapa këtij projekti.

Netflix nuk e ka bërë të ditur datën e saktë të publikimit të këtij dokumentari.

RonaTyra

Pamela Anderson (Foto: Getty Images)

54-vjeçarja ndërkohë në janar është ndarë nga bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurts.

E njëjta paraqiti kërkesën për divorc në vendlindjen e saj, në Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin vitin e kaluar dhe tani po vazhdojnë me procedurat.

/abc24.al/

Pamela Anderson (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu