Policia Kufitare dhe Policia e Sarandës kanë arrestuar dy shtetas turq, N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi dhe E.A., 40 vjeç, banues po në Bodrum, Turqi.
Policia Kufitare kontrolloi një anije të ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten E.A, por aty gjeti të fshehur brenda, patriotin e tij N.I. Këtij personi iu kërkuan dokumentat por doli se i kishte të falsifikuara.
Ndaj, të dyve iu vunë prangat në vend.