I dënuar me 14 vite burgim, operohet për herë të dytë Emiliano Shullazi

0
Gjigandi

Emiliano Shullazi i është nënshtruar një operacioni të dytë brenda qelisë.

Burime për median bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer në dy krahët e tij, si dhe është po e njëjta si ajo që ka kryer në vitin 2017.

Mësohet se i Shullazi i cili është dënuar me 14 vite burgim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, vuan nga hernia diskale dhe e ka pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike në dy krahët e tij. Kujtojmë se të dënuarit më 30 korrik i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”.

Nuk dihet me saktësi nëse Shullazit, do t’i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i Rrugës së Kavajës, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në “41 bizz” ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut. Pas këtij operacioni, Shullazi ndodhet në spitalin e burgut. Ndërsa gjendja e tij jo e mirë shëndetësore mund të ndikojë në daljen nga “41 bizz” dhe izolimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu