Njëri shkaktoi aksident, tjetri i dehur në timon, prangosen dy shoferë në Durrës

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet V.A., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip Honda, me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur.

Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip Citroen në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu