Saranda çel sezonin, promovohet edhe turizmi malor

0
Saranda çel sezonin, promovohet edhe turizmi malor
Gjigandi

Me paradën e makinave retro dhe një koncert festiv, bashkia e Sarandës ka çelur zyrtarisht sezonin veror 2022. Ne fakt turistët dhe vizitorët e kanë nisur me herët sezonin ne atë që quhet si perla e rivierës shqiptare.

Këtë sezon paketa turistike e Sarandës pritet të fokusohet në zgjerimin e vendeve dhe pikave për ti vizituar ku përveç bregdetit, do të promovohet edhe turizmi malor, ai, historik kulturor, ai i traditës si dhe agroturizmi në bashkëpunim edhe me bashkitë fqinje të Sarandës.

Ndërkohë vizitorët që vijnë për herë të parë si dhe ato që rikthehen rishtaz vlerësojnë ndryshimet e bëra.

Ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë verë Saranda pritet të jetë një prej destinacioneve turistike më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj./A2 CNN

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu