Sara Carbonero ‘fshin’ plotësisht Casillas, gjen dashurinë te këngëtari i radhës

0
Sara Carbonero ‘fshin’ plotësisht Casillas, gjen dashurinë te këngëtari i radhës
Gjigandi

Sara Carbonero dhe Nacho Taboada janë “kapur mat”, gjatë një takimi sekret në Madrid. Mediat iberike kanë publikuar fotot e daljes natën të gazetares dhe muzikantit të njohur. Thonë se ish-gruaja e Iker Casillas është e emocionuar, e plotësuar dhe shumë e lumtur me këtë flirt të ri.

Sepse pas lidhjes së saj të dështuar me Kiki Morente, ajo që Sara Carbonero më së paku e imagjinonte ishte që Kupidi t’i trokiste në derën e saj kaq shpejt. Por tekat e fatit të “përkëdhelin” edhe kështu. Vetëm pak javë më parë, ajo shkoi në koncertin e një miku të mirë dhe aty takoi Nacho Taboada, teknik zëri dhe muzikant, të cilit me sa duket ia ka rrëmbyer zemrën.

Së bashku, për herë të parë janë parë të shijojnë një koncert muzikor gjatë natës në Madrid. Ka ndodhur pak ditë më parë, në një vend ku ofrohet muzikë ‘live’ në qendër të kryeqytetit spanjoll. Të dy mbërritën veçmas, rreth orës 22:00, dhe të njëjtën gjë bënë katër orë më vonë, në orën dy të mëngjesit, kur mbaroi performanca.

I pari që u largua ka qenë Nacho, i cili është përpjekur të sigurohej që askush të mos e vinte re. Dhe pak minuta më vonë, gazetarja bëri të njëjtin veprim, e vetme. Edhe ish-partnerja e Iker Casillas u përpoq që askush të mos e shihte. Më pas të dy humbën në natën e Madridit.

RonaTyra

Sara Carbonero dhe Nacho Taboada për momentin nuk kanë komentuar lidhjen e tyre, por ata që i njohin thonë se të dy janë super të emocionuar, se nuk reshtin së shkruari dhe së thirruri njëri-tjetrin dhe se nuk duan të ecin shpejt, që asgjë dhe askush të mos e prishë gjithë bukurinë që po përjetojnë në këto javë të para të dashurisë.

Gazetarja kujdeset shumë për marrëdhëniet e saj dhe nuk “dorëzohet” kollaj në dashuri, pavarësisht se martesa e saj nuk funksionoi. Kujtojmë se Sara Carbonero dhe Iker Casillas nënshkruan divorcin një vit më parë. Tani, secili është përpjekur të rindërtojë jetën e tij. Iker është parë në shoqërinë e disa femrave, por nëse ka pasur diçka me dikë, tani për tani nuk mund të thuhet.

Megjithatë, Sara tashmë i ka dhënë dy mundësi zemrës së saj. Fillimisht me Kiki Morente, i cili foli për Carbonero në “Mi casa es la tuya”. Një histori e bukur dashurie që filloi para verës së kaluar dhe përfundoi vetëm disa muaj më parë. Dhe tani një tjetër muzikant, Nacho Taboada, me të cilin duket se Sara Carbonero po rrëmbehet, siç thotë kënga.

Kush është Nacho Taboada? Që fëmijë i pëlqente muzika. Në fakt, në Zaragoza, ku lindi 35 vite më parë, ai tashmë jepte mësime pianoje në konservator. I vendosur në Madrid, ai u bë një teknik dhe producent superior i zërit. Në moshën 25-vjeçare hyri në muzikë si kantautor dhe më 2017 themeloi grupin ‘Colectivo Panamera’, vokalist i të cilit ishte dhe të cilin e shpërndau në verën e vitit 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu