Sancho gjobitet nga klubi për qethje flokësh

0
Gjigandi

Fantazisti anglez i Borussias së Dortmundit vendosi të rimodelojë stilin e tij të flokëve gjatë kësaj jave, por duket se “e qethura” i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë dhe faturën duhet ta paguajë te Federata Gjermane e Futbollit.

Kjo pasi futbollisti nuk ka përdorur maskë dhe mjete të tjera të ngjashme mbrojtjeje gjatë kohës që ka qenë në kontakt me berberin e tij, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e miratuar për futbollistët e Bundesligës.

Nëpërmjet një komunikate, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se ka gjobitur fantazistin Jadon Sancho për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusit dhe për të njëjtën arsye ka gjobitur edhe futbollistin tjetër të Dortmundit, Manuel Akanji.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu