“Sanatoriumi mund të kthehet sërish në spital Covid?” Ja si përgjigjet Rakacolli

0
Gjigandi

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli në studion e ABC News foli për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që humbën jetën nga koroanvirusi.

Rakacolli tha se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID.

Gjatë intervistës kryetarja e Komitetit Teknik u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Sanatoriumi të kthehet në spital COVID. “Spitali Infektiv po e përballon kapacitetin në spital”, u shpreh ajo.

“Është me rëndësi që ne të mendojmë në globalizëm për shëndetit publik. Nuk është përgjegjësi individuale. Pra nuk je përgjegjës vetëm për shëndetin tënd, por për të gjithë komunitetin. Një element është sjellja e personave t infektuar dhe kontaktet e ngushta të këtyre personave të infektuar.

RonaTyra

Dalja e një tamponi negativ nuk të jep siguri. Tamponë nuk mund të bësh përditë, duhet të respektohet izolimi. Sidomos dalja në ambientet publike duhen evituar. Nuk e kemi mësuar akoma konceptin e shëndetit në komunitet. Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e mëdha. E vetmja gjë që ka rënë nga ai urdhër është fillimi i transportit publik.

Së pari duhet të ndërgjegjësohemi. Përderisa udhëzimi është dhënë në shifra epidemiologjike urdhri i dhënë duhet të zbatohet. Kontrollet duhet të shtohen akoma më shumë”, tha Rakacolli.

Gjithashtu Rakacolli u shpreh se pishinat nuk janë të lejuara në këtë fazë të pandemisë.

“Në momentin e një sëmundje infektive nuk ka qëndrim personal, por komunitar. Mundësia që mjekët të mos infektohen janë të gjitha, por puna e tyre në një ambient me shumë virulencë, po ndonjëherë gjatë momentit të zhveshjes mund ta marrin virusin pa dashje”, u shpreh ajo.

Më tej Rakacolli sqaroi se stafi mjekësor është i përgatitur me struktura të tjera shëndetësore, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë mundësi që Sanatoriumi të kthehet në spital COVID.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi të përgatitur edhe me struktura të tjera shëndetësore, si kirurgjitë e vjetra. Edhe Infektivi vetë nuk është aq i tejmbushur sa të kërkohet hapje e një tjetër spitali Covid”, sqaroi Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu