Samiti i Evropës Juglindore, Rama në Selanik

0
Samiti i Evropës Juglindore, Rama në Selanik
Gjigandi

Ka nisur në Selanik të Greqisë, Samiti i 13 shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Gjatë paraditës zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm dhe në mbrëmje pritet të mblidhen krerët e qeverive me praninë edhe të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, poashtu edhe presidentja e Kosovë Vjosa Osmani.

Seanca plenare e samitit do të nisë me fjalën përshëndetëse të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe më pas do të vijojë edhe me fjalimet e krerëve të delegacioneve të tjera.

Samiti i SEECP-së do të përqendrohet në  shkëmbimin e pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal, ndikimin e zhvillimeve  ndërkombëtare veçanërisht të luftës në Ukrainë në rajon. Ndërsa në fund pritet  të miratohet edhe raporti vjetor i bashkëpunimit rajonal.

Agjenda e Samitit SEECP në Selanik:

17.20 – Mbledhja e krerëve të delegacioneve në sallën ku zhvillohet samiti.

RonaTyra

17.35 – Foto familjare.

17.40 – Zhvillimi i seancës plenare të samitit SEECP.

Fjala e hapjes nga z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë.

Fjalë e Kryeministrit dhe krerëve të delegacioneve të tjera.

​ Shkëmbim i pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal – ndikimi aktual i zhvillimeve

ndërkombëtare në rajon.

​Miratimi i Raportit Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

​Miratimi i Deklaratës së Samitit të SEECP të Selanikut.

20.00 – Konferencë për shtyp e z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu