Sami Sermaxhaj – lojtar i dalluar i Gjeneratës së Republikës 

0
Gjigandi

Në vitet e 90-ta, sporti mezi ka mbijetuar, ku vazhdimisht ishin të kërcënuar nga agresori serb. 
Sportistët dhe sportistet sakrifikuan gjithçka dhe ia dolën që të mbajnë gjallë sportin në vitet më të rënda, 1991-1999. 

Sami Sermaxhaj i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të dalluar, duke kontribuar në vitet më të vështira, ku jeta ishte në rrezik në çdo sekondë.    

Sermaxhaj me një armatë sportistësh iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në fusha të vështira e të improvizuara. 

Sermaxhaj sot ndihet krenar për kontributin që dha në vitet më të vështira për shtetin e Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu