Home Lajme Shqip Sali Berisha vlerëson lart profesionalizmin e gazetarit ndërkombëtar në Gjenevë

Sali Berisha vlerëson lart profesionalizmin e gazetarit ndërkombëtar në Gjenevë

0
Sali Berisha vlerëson lart profesionalizmin e gazetarit ndërkombëtar në Gjenevë

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka pritur gazetarin tonë nga Gjeneva Nefail Maliqin, i cili jeton dhe vepron në Zvicër që prej me shumë se dy dekadash, ku ndjek aktivitetet në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë dhe Qeverinë helvetike (DFAE) në Bernë.

Gjatë këtij takimi z.Berisha ka vlerësuar lart profesionalizmin e ish-gazetarit të “Bota sot”.

“Nefail Maliqi në mënyrë profesionale si gazetar duke hapur dyer të të gjitha organizatave ndërkombëtare, ka bërë shumë me intervistat e tija, me qindra personalitete botërore, me shkrimet dhe raportimet nga Zvicra duke përcjellur frymën demokratike dhe tolerancën në Ballkan. Njëkohësisht ai gjatë decenieve të fundit ka bërë shumë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Nefail Maliqi për më shumë se 20 vite nga Gjeneve ishte si një urë mes Zvicrës dhe Shqipërisë e Kosovës, i qëndroi besnik profesionit të tij si një gazetar profesional dhe apolitik, duke i kontribuuar avancimit të proceseve demokratike në Kosovë dhe rajon.”

“Nefal Maliqi, veteran dhe shembull i gazetarisë shqiptare në Ballkan dhe diasporë. Njëherësh është edhe mik i imi i vjetër dhe i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova që sot është bërë zëdhënës i Zvicrës në Ballkan”, ka deklaruar z.Sali Berisha para gazetareve shqiptarë në Tiranë.

“Pasi e falënderova për pritjen, me liderin e shqiptarëve Sali Berisha biseduam për marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare mes dy shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat i cilësoi shumë të mira, madje vëllazërore, pastaj për marrëdhëniet e mira me Zvicrën dhe diasporën shqiptare, për diskriminim e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia, për qytetarët dhe studentët kosovar në Shqipëri si dhe për rolin e mediave në avancimin e proceseve demokratike etj.”, ka thënë kolegu Maliqi pas takimit me z.Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here