Sali Berisha sulmon Vuçiçin nga salla e parlamentit: Është një Putin i vogël, mund të përsërisë.!

0
Sali Berisha sulmon Vuçiçin nga salla e parlamentit: Është një Putin i vogël, mund të përsërisë.!
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ligjvënësit në parlament që të dënojnë masakrën e Serbrenicës.

Gjatë fjalës së tij Berisha atakoi dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilësoi si një Putin të vogël, përgjegjës për genocidin në Bosnje, të cilin mund ta ripërsërisë në çdo kohë në Ballkan.

Ish-kryeministri kërkoi nga parlamenti dënimin e genocidit në mënyrë që të mos përsëritet më.

“Njerëzit grumbulluan në Serbrenicë në një kamp të mbledhur nga OKB, por për shkak të dobësive të mbrojtësve të tyre u zhvillua kasaphana më e amdhe. Ata që mund të dilnin nga kampi dhe të iknin drejt pyejeve, u kapën dhe askush nuk shpëtoi.

Njohja e genocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara. Njohja e genocidit është e qëllim që të mos përsëritet më.

RonaTyra

Aleksandër Vuçiç është arkitekti i këtij genocidi. Është i regjistruar me zë dhe figurë që thotë se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë, parimi kryesor i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

Ne kemi detyrim madhor ta dënojmë këtë genocid që është sanksionuar nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi. Ështe genocid i faktuar dhe i pranuar nga vendet e qytetëruara. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, përgjegjësit të genocidit. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo koh

ë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu