Theksin dhe shkakun e pëçarjes së Partisë Demokrtatike, ish kryeministri Sali Berisha e vë tek Edi Rama, për të cilin tha se po mundohet të mbajë peng PD-në me anë të ndonjë pengu të opozitës, ku nënkupton Lulzim Bashën.
Berisha vazhdon të deklarojë se Partia Demokratike nuk zvarritet nga askush dhe mohon që Alibeaj është kryetar i partisë duke thënë se do të zgjidhet pas 30 prillit.
“I gjithë qëllimi i Ramës është të krijohen 2 PD, por ka dështuar. Ju them dhe njëherë, të vendosur për të shqyrtuar çdo pretendim në përputhje me statutin e partisë, për të krijuar çdo hapësirë ligjore për bashkimin e partisë, kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush.
Së pari,të drejtat themelore të njeriut nuk ia mohoj kujt. Së dyti, vendimi, firma, ankimi pa qenë palë është jo ligjor. Së treti të besosh se Alibeaj është kryetar i PD-së mohon në mënyrë më absurde kuvendin e 11 dhjetorit që e ka shkarkuar Alibeajn, mohon në mënyrë jo logjike 6 marsin dhe verdiktin e qytetarëve atë ditë. Unë kam qenë në mbledhje dhe në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë votim. Alibeaj është përpjekur ti ftojën deputetët të ngrenë dorën, por asnjë dorë nuk u ngrit në sallë. Se ça thotë ai është gjë tjetër. Në përputhje me statustin ai nuk është kryetar. Nuk emërojmë tjetë se duhet të jetë sipas statutit nënkryetar i PD dhe do zgjidhet pas 30 prillit
“