Sahiti: Për Shqipërinë refuzova Kosovën

0
Gjigandi

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti i ka dhënë fund çështjes se me cilën Përfaqësuese do të luajë, teksa deklaroi këtë të enjte se do të luajë ëgjithmonë për Shqipërinë dhe shtoi se ka refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, 21 vjeçari, i cili luan me Hajduik Split II në Kroaci, shpjegoi se është më mirë të jesh me një ekip më të dobët dhe luash më shumë, sesa të jesh në ekip të madh e mos të kesh hapësira.

“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash.

Kam luajtur për Shqipëri U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut . Shpresoj të grumbullohem në ekipin e parë. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty,” tha Sahiti për “Super Sport”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu