Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se ata që negociuan me mazhorancën për presidentin e ri janë bërë lodër në duart e Ramës.
Pas dështimit të negociatave mes palëve, Shehu ironizon Alibeajn, duke thënë se u tregua i gatshëm jo vetëm ta përçaje opozitën e PD, por ta katandiste ate ne reth 10 deputetet, aq sa i duheshin PS per te arritur “numrin e cilësuar”.
“Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashen, kur po “shiste” Shqipërinë!”,
shkruan Tritan Shehu.
“Për hir te se vërtetës i paralajmëruan edhe autoret e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktore qe u përfshinë ne ate.ndoshta pa u thelluar ne atë çfarë po ndodhte. Sidoqoftë shpresoj ajo çfarë ndodhi te jete një “mësim” i mire për te dytët, se te paret siç duket e kane marre rrugën e ..”,
shkruan Shehu.
Positmi i plote
Me sa turp perfundon kur behesh nje “loder” ne duart e Rames!
Ai mbasi te perdor te flak, edhe per te te poshtruar, gje qe ne fakt këto “lodra” e meritojne plotesisht ate.
Keshtu perfundon!
Para pak minutash mora nje njoftim depersonalizues nga ata, qe i hyne asaj loje te turpeshme, per tu bere “gjethe fiku” e Rames.
Anullonin ate mbledhje te ores 16 te “grupit parlamentar” ku, sic kishin deklaruar do te votonin per te zgjedhur “Presidentin”, ne nje grup jo me te madh se reth 20 deputete.
Dhe kjo mbas asaj komedie qe u luajt “live” nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetem i vuri ne loje ata “skllever” te pa pergjegjshem perballe tij.
Dhe ku Alibeja u tregua i gatshem jo vetem ta percaje opoziten e PD, por ta katandiste ate ne reth 10 deputetet, aq sa i duheshin PS per te arritur “numrin e cilesuar”, pra ne realitet ai e nxorri ne “shitje” ate.
Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashen, kur po “shiste” Shqiperine!
Per hir te se vertetes i paralajmeruan edhe autoret e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktore qe u perfshine ne ate.ndoshta pa u thelluar ne ate cfare po ndodhte.
Sidoqofte shpresoj ajo cfare ndodhi te jete nje “mesim” i mire per te dytet, se te paret sic duket e kane marre rrugen e ..