Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën e nderit në Kharkiv

0
Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën e nderit në Kharkiv
Gjigandi

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”,

tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse:

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu