“Më janë ofruar shuma përrallore”, Berisha për TAP: Arritje e madhe, kisha rol kryesor

0
“Më janë ofruar shuma përrallore”, Berisha për TAP: Arritje e madhe, kisha rol kryesor
Gjigandi

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi se një total prej 10 miliardë metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk. Berisha e ka quajtur këtë një arrtije të madhe ndërsa ka theksuar se ai ka pasur rol kryesor.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tapi mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku nuk mund të kalonte gazi rus. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë sepse gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjithë vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë, u shfaqën në rritje për të eleminuar gazsjellësin TAP u krijua nga 3 vendet fqinje një rrjet real real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit itali-turqi-Greqi. Real sepse ekziston në një lidhje të caktuar.

Gazsjellësi i kaspikut natyrisht kërkonte instalim të tjera shtesë të gazit Mbetej realizimi i  qëllimit strategjik të Azerbajzhanit lidhja e tij me Evropën perëndimore. Prandaj ju thashë TAP-i mund të isht eTAP vetëm po të kaloonte në territorin e Shqipërisë. Vazhduam përpjekjet për të bindur fqinjët tanë se nga tap përfitonin të gjithë nuk humbiste asnjeri. Dhe se vendimi i presidentit Aliev ishte vendim pozitiv me të cilin ai dëshironte të lidhte vendin e tij me Evropën perëndimore.

Mirënjohje për Hilary Klinton, në të gjithë axhendën time 10 vjeçare me Washington 2 kanë qenë probleme madhore. NATO dhe TAP, TAP dhe nATO. Klinton s’u shpreh ndonjëherë haptas në mbështetje të këtij apo atij projekti. Por Klinton duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave në Washington stafin e saj më të kualifikuar dhe informuar për energjinë na ka dhënë ndihmë shumë të çmuar për të vazhduar betejen në favor të TAP. I them mafies së Sorosit se vetëm për TAP Berishës i janë ofruar shuma më përrallore që mund të imagjinojë kush por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe Evropiane pasi isha i bindur se në dar gazi nga jugu dhe veriu i Rusisë ishte më i keqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu