Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore, ka konfirmuar Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC).
Në një deklaratë, komiteti tha: “Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i IPC ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.”
“Kjo do të thotë se para-atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen më 4 mars 2022” ,
shkruan BBC.
Teksa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 8 të luftimeve, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë ndodhur katër shpërthime, ndërsa granata ruse kanë vrarë 8 civile afër qytetit Kharkiv.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.
Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta.