Rudina Hajdari: Mora garanci nga ambasadorët edhe për lista të hapura…

0
Gjigandi

“E shqetësuar që nuk u ndryshua sistemi zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura, por me një garanci nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi” Kështu u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, deputetja Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA, BE dhe OSBE që do të diskutohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Politik.
“Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama. Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA  e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës”, tha Hajdari.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu