Rrugorja në Berat me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 2 shoferë, vendosen qindra gjoba

0
Gjigandi

Dy shoferë janë arrestuar në Berat, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sakaq janë proceduar administrativisht 690 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

RonaTyra

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.  Gjatë dy javëve, janë proceduar administrativisht gjithsej 690 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.  Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

7 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.  Janë proceduar administrativisht 31 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

82 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 164 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 11 leje drejtimi, 4 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 7 për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 28 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 374 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu