Detyroi gruan të pinte helm dhe po e dërgonte në spital i dehur, aksidentohet dhe më pas prangoset 37-vjeçari

0
Gjigandi

Policia e Dibrës ka njoftuar ditën e djeshme se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet B.R., 37 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ka qenë pikërisht momenti i përplasjes me makinë që ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të dibranit, i cili pasi iu bë testi i alkoolit nuk ka rezultuar vetëm i pirë, por edhe dhunues i bashkëshortes së vet. 37-vjeçari u përplas me automjet teksa çonte bashkëshorten në spital.

Mjekët kanë parë se bëhet fjalë për helmim të gruas dhe pasi bashkëshorti i saj është vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij në spital. Rrëfimi i saj ka bërë që 37-vjeçari të vihet në pranga. Policia e Dibrës nuk e ka publikuar identitetin e bashkëshortit dhunues ndërkohë që pritet dalja e tij para gjykatës. Ai akuzohet për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sipas të dhënave gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu