Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua.

Mësohet se shtetasi me iniciale M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 30 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. A., 33 vjeç, banues në Angli dhe A. H., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. A., u gjetën dhe u sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit A. H.

RonaTyra

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 30 vjeçe.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit D. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një kaçavidë, në banesën e saj, shtetasen L. H., 23 vjeçe. Shtetasi M. S. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ç., 27 vjeçe, dhe D. H., 26 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi kishin vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhonin, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu