Sali Berisha në një konferencë për mediet tha se nuk mund të mohohet që Evropa është në luftë dhe hijet e saj përhapen në mbarë kontinentin përfshirë dhe Shqipërinë. Por sipas tij, në këtë luftë “krahas armikut rus që po kryen çdo ditë krime në Ukrainë, hordhitë e dyta jo vetëm në Ukrainë po në mbarë Evropën janë spekulantët dhe spekulatorët që duan si shushunja të pasurohen nga lufta.”
Berisha:
Është në detyrën më parësore të qeverive të vendeve evropiane të luftojnë me vendosmëri spekulimin. Para se të fillonte lufta në Ukrainë, të gjitha vendet e BE kanë marrë një seri masash që kanë pasur si qëllim kryesor mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimi dhe spekulantët. Sot Shqipëria ka çmimet më të larta për sa i përket naftës dhe gazit edhe pse është një vend prodhues. Ky çmim stratosferik i naftës nuk ka ekzistuar në vitin 2008 kur fuçia e naftës bruto në bursë luhatej nga 150-200 dollarë.
Ky çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura m arbitraritet mbi energjinë, naftën dhe gazin. Sot qeveria ka vendosur përveç TVSH, akcizës, vendosi dhe taksën e qarkullimit e cila ekzistonte në 70 lekë dhe u rrit në 270 lekë.
E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e TVSH së energjisë elektrike. Së dyti kërkon rimbursim, apo një bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën. Së treti kërkon heqjen e takës së qarkullimit prej 270 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth.