Rrezikohen të zhdukën lojërat dimërore?

0
Gjigandi

Efektet e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale do të ulin ndjeshëm numrin e qyteteve që mund të organizojnë olimpiadën dimërore nga viti 2050. Një raport i përgatitur nga “Aleanca e Tranzicionit të Shpejtë”, një organizatë britanike që përqendrohet në studimin e klimës, zbulon se 10 nga 19 vendet e që e kanë organizuar më parë olimpiadën dimërore nuk do të kenë aftësinë për ta bërë sërish pas vitit 2050. Nga viti 2080, do të ketë vetëm gjashtë qytete që, për shkak të klimës së tyre, do të mund të organizojnë përsëri lojëra dimërore.

“Organizatorët e Lojërave Dimërore “Vancouver 2010” pohuan se moti më i ngrohtë sfidoi aftësinë tonë për të përgatitur terrenin në resortin e maleve Cypress. Në “Sochi 2014”, moti ishte edhe më i ngrohtë. Shumë konkurrentë u ankuan për mungesën e borës. Madje bora e lagësht dhe e rëndë e bënte më të vështirë manovrën për sportistët. Ka pak gjasa që qyteti i Sochit të organizojë lojëra të tjera dimërore,” thuhet në raport.

Raporti sugjeron përjashtimin e federatave sportive që nuk arrijnë të kenë gjurmë zero të karbonit nga viti 2030. Neutraliteti i karbonit arrihet kur e njëjta sasi e dioksidit të karbonit (CO2) që emetohet në atmosferë, përthithet në rrugë të ndryshme, duke krijuar një ekuilibër zero.

“Pas vitit 2030, çdo ngjarje sportive globale apo garë tjetër që nuk ka ekuilibrin zero të karbonit duhet të anulohet. Nëse federatat kombëtare nuk arrijnë përparime të rëndësishme në këtë aspekt, duhet të përjashtohen,” theksohet në raport.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu