Blogerja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino, rreth një vit më parë ka rrëfyer për momentet e vështira të abortit.
Ndërsa kanë kaluar një vit nga kjo ngjarje e rëndë, ajo ka bërë të ditur se është sërish në pritje të ëmbël.
Kjo u njoftua përmes disa imazheve që ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
Zeshkania duket se është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë për ndjekësit.
E njëjta ndërkaq jeton prej vitesh në Norvegji me partnerin e saj, Florentin, me të cilin është martuar para dy viteve në Shqipëri.
Gerta përndryshe është bërë e njohur me pjesëmarrjen në Big Brother 9 dhe që aty mori famë të madhe në rrjete sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron 159 mijë ndjekës.
/abc24.al/