Një 53-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gëzim Muho ka humbur jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një aksident, ai rrëshqiti në një kanal teksa po kthehej në shtëpi. Incidenti u pa nga një drejtues mjeti që po kalonte, i cili njoftoi ekipet e shpëtimit.
Trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet i shtrirë në kanal, mes degëve në breg të lumit, në një pikë ku kishte disa centimetra ujë. Stafi mjekësor konstatoi vdekjen e tij sapo mbërriti në vendin e ngjarjes. Edhe pas këqyrjes fillestare të kufomës (si dhe dëshmisë së shoferit) , mbetet ende e pa qartë nëse vdekja ka ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor apo nëse ka qenë e mëvonshme dhe e shkaktuar nga rrëshqitja.
Muho prej disa kohësh ndodhej në Itali dhe jetonte i vetëm jo shumë larg vendit ku ndodhi akisdenti. Prej rreth dy vitesh punonte si pjatalarës në një restorant.